Vrasja në Shkodër, 34-vjeçari qëlloi bashkëjetuesen më pas veten

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 18.02.2025, 12:23

Kole Manaj është 34-vjeçari që ditën e sotme qëlloi me plumb në kokë bashkëjetuesen e tij dhe më pas veten.

Anila ka mbetur e plagosur rëndë dhe ndodhet në spital, ndërsa 34-vjeçari ka humbur jetën direkt.

Çifti bashkëjetonte prej 4 vitesh, por rrethanat e kësaj ngjarje vijojnë të mbeten mister.

Trupat e tyre janë gjetur në një makinë tip ‘Tiguan’ në lagjen “Mark Lula”, por çifti nuk ishin banor të asaj zone.

Brenda në makinë, policia ka gjetur edhe armën e krimit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit