Nëna e tre fëmijëve humbet gjymtyrët pasi ‘u masakrua’ kur shkoi të abortonte

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 18.02.2025, 12:17

Një nënë nga Franca ka treguar sesi u masakrua nga doktorët kur shkoi në spital për një abort, ku mori një infeksion dhe “u la të vdiste”.

Në seancën gjyqësore ndaj dy doktorëve përgjegjës, Priscilla Dray tregon sesi ishte një grua e shëndetshme dhe e stërvitur, para procedurës së abortit ku thuajse humbi jetën.

Ajo detajoi se shkoi për ndërhyrjen në spitalin Pellegrin në Bordeaux në vitin 2011 kur ishte 36 vjeçare.

Por një infeksion i rëndë që u shfaq disa javë pas procedurës e detyroi të gjymtonte këmbët dhe njërën dorë. Dy mjekët përgjegjës kanë dalë para gjykatës së Bordeaux me akuza paaftësie dhe plagosje të pavullnetshme.

Asokohe shanset e mbijetesës së gruas llogariteshin në 5% prej nekrozës së krijuar, derisa mjekët vendosën të prisnin gjymtyrët e saj, shkruan rrjeti vendas France3.

Dray kishte vendosur të abortonte pas lindjes së fëmijës së tretë, por paaftësia e mjekëve i kushti asaj traumën e infeksionit të rëndë.

Spitali është gjobitur me 300,000 euro dhe tre persona janë ndjekur penalisht, shkruan rrejti vendas Femme Actuelle.

Në vitin 2018, zonja Dray tregonte për pasojat e tmerrit. "Tani duhet të kem dikë që më ndihmon përditë në shtëpi. Duhet të përshtatem dhe të organizoj vetëm. Tre fëmijët e mi më japin energjinë për të vijuar më tej jetën. Pa to nuk do të kisha pasur fuqi, jetoj me shpresën të riparoj vetëm. Doktorët thonë se teknologjia e mjekësia mund të avancojë dhe ndoshta mund të zëvendësoj gjymtyrët e humbur”.

"Tre fëmijët e mi më japin energjinë për të vijuar më tej jetën. Pa to nuk do të kisha pasur fuqi", thotë e gjymtuara nga procedura mjekësore.

Spitali është gjobitur me 300,000 euro dhe tre persona janë ndjekur penalisht

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit