Banor rezident i lagjes, qytetari gjobitet nga Policia Bashkiake para shtëpisë

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 18.02.2025, 10:58

Një denoncim shqetësues ka ardhur në redaksi për rastet e përsëritura të gjobave të jashtëligjshme, arbitrare të policëve bashkiakë që mundohen të zhvasin para nga bashkëqytetarët edhe kur ata kanë paguar të gjitha detyrimet e tyre dhe zbatojnë me përpikmëri rregullat e ligjet.

Në raportimin e sotëm shihet qartë që automjeti i gjobitur është parkuar në hapësirën e përcaktuar e madje ka paguar dhe taksën e parkimit të rezidentit, por përsëri policët bashkiakë nën urdhrat e presionin e shefave të tyre të korruptuar, shkruajnë fletët e gjobave pa kriter, duke u hequr banorëve të ardhurat e pakta që fitojnë.

Për fat të keq praktika të tilla të stilit mafioz të ‘autoriteteve’ raportohen gjithnjë e më shumë dhe qytetarët e ndërgjegjshëm nxiten të kontestojnë në të gjitha instancat e mundshme masat e paligjshme.

Gjoba arbitrare prej 2000 lekësh (gati sa një ditë pune) që i vendoset pa të drejtë qytetarit, e dëmton atë si financiarisht dhe psikologjikisht, prandaj oficerët e zyrtarët përgjegjës duhet të ndërgjegjësohen se këto praktika janë të padrejta dhe një rrugë pa krye, nëse duam të bëjmë përpara si komunitet.

Denoncimi:

"Prsh JOQ' Kjo eshte policia bashkiake , qe te ve gjob se i do qefi. Ke frik te lesh makin tek shtepija ne lagje se gjen gjoben 2000 lek ne xham . Polic qe nuk di te shkruaj as shqip 'jo me te zbatoj ligjin".

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit