Erion Veliaj ka paguar mbi 100 MILION LEKË Ermal Mamaqin dhe lëpirësit e tjerë të estradës me taksat e popullit

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 18.02.2025, 10:03

Dokumente të reja kanë dalë në dritë, duke ngritur dyshime mbi përdorimin e fondeve publike nga ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Sipas transaksioneve të Thesarit, Veliaj ka shpërndarë dhjetëra mijëra euro ndaj figurave publike në këmbim të mbështetjes së tyre për aktivitetet e Bashkisë.

Burime konfirmojnë se aktori Ermal Mamaqi ka përfituar 80,000 euro nga Bashkia e Tiranës gjatë viteve 2023 dhe 2024, si financim për filmin “Dy gisht mjaltë” dhe një tjetër aktivitet kulturor.

Ndërkohë, më herët është raportuar nga JOQ se edhe reperi Noizy ka marrë 300,000 euro përmes të njëjtës skemë.

Në dukje, këto personazhe publike promovonin projektet e Bashkisë, por dokumentet sugjerojnë se pagesat vinin nga fondet publike, për të siguruar pjesëmarrjen e tyre në aktivitete si mbjellja e pemëve apo shpërndarja e ushqimeve.

Ish-kryebashkiaku Veliaj ndodhet aktualisht në paraburgim, i akuzuar për korrupsion dhe shpërdorim të detyrës, në një hetim që përfshin edhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit