Bie numri i lindjeve në Kosovë, ja sa fëmijë linden ndër vite

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 19.02.2025, 21:59

Numri i lindjeve në Kosovë ka pësuar rënie nga viti në vit. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), në vitin 2012 në Kosovë kanë lindur 27 mijë e 743 fëmijë. Por numri i lindjeve nga viti në vit ka rënë. Pasi që vetëm një vit më vonë pra në vitin 2013 numri i fëmijëve të lindur është 23 mijë e 342 fëmijë, e që është 4 mijë e 401 fëmijë më pak.

Ndërkaq në vitin 2014 numri i fëmijëve të lindur ishte 25 mijë e 929, e që është një ngritje e lehtë krahasuar me një vit më parë.

Por rënie kishte sërish në vitin pasues. Pasi që në vitin 2015 kishin lindur 24 mijë 594 fëmijë.

Në vitin 2016 sipas të dhënave të ASK-së kanë lindur 23 mijë e 416. E shifër e ngjashme ka qenë dhe një vit më vonë, pasi që në vitin 2017 numri i fëmijëve të lindur është 23 mijë 402.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit