Rruga Xibrakë-Qerret, në Elbasan, është bllokuar prej më shumë se 4 orësh, duke shkaktuar vështirësi të mëdha për banorët dhe udhëtarët që përdorin këtë aks, por edhe të sëmurët që do udhëtonin drejt Tiranës.
Rruga, e cila është në gjendje të keqe, është bllokuar pas rrëshqitjeve të dherave nga reshjet e shiut të rëna së fundmi. Si pasojë e këtij bllokimi, mësuesit nuk kanë mundur të arrijnë në shkollën Sericë, ndërsa disa nxënës nuk kanë mundur të shkojnë në shkollë në qytet.
Banorët e zonës thonë se kjo rrugë ka vite që është në këtë gjendje, dhe pavarësisht kërkesave të shumta për rregullimin e saj, situata nuk ka ndryshuar.
Sa herë që ka reshje shiu, rruga bllokohet, duke penguar qarkullimin e mjetet dhe banorët që lidhin fshatrat Xibrakë, Sericë, Qerret, Shmil dhe Lugaxhi. Për këtë arsye, ata i bëjnë thirrje autoriteteve të ndërhyjnë menjëherë për rikonstruktimin dhe përmirësimin e kushteve të kësaj rruge.
Denoncimi i qytetarit:
Pershendetje, Rruga Xibrake-Qarret prej 4 oresh eshte bllokuar. Rruga esht prishur. Mesuesit nuk kan arritur te shkojn ne shkollen seric. Ndersa disa nxenes nuk kane arritur te shkojn ne shkolle ne qytet. Kjo rrug ka shum vite ne kete gjendje. Edhe pse kemi bere shume kerkesa per rregullimin e saj. Sa here qe ka rreshje shiu rruga bllokohet. Kjo rruge llidh disa fshatera xibrak seric qarret shmil lugaxhi