Shqiptarja nga Zvicra: Ish-burri më bëri magji të zezë, derdhi në tokë tre herë ujë me hi dhe baltë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 17.02.2025, 22:44

Besimi në magji dhe praktikat e saj kanë qenë pjesë e kulturës popullore shqiptare prej shekujsh. Pavarësisht zhvillimeve të mëdha shoqërore dhe shkencore, shumë njerëz ende besojnë se magjia mund të ndikojë në jetën e tyre, qoftë për mirë apo për keq.

Denoncimet për raste të tilla nuk mungojnë as në kohët moderne, madje shpesh raportohen edhe nga shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.

Një rast i tillë është ai i një qytetareje shqiptare që jeton prej një dekade në Zvicër, e cila ka ndarë një përvojë shqetësuese me redaksinë e JOQ Albania.

Sipas rrëfimit të saj, ish-bashkëshorti, me të cilin është ndarë prej gjashtë vitesh, ka kryer veprime të dyshimta në një vend publik në kryeqytetin e Zvicrës, Bernë.

Qytetarja pretendon se ai ka përdorur ujë, hi dhe dhe për të kryer një lloj rituali, të cilin ajo e interpreton si magji të zezë kundrejt saj. Ngjarja ka ndodhur teksa ajo po i dorëzonte fëmijët e tyre punonjëses sociale për takimin e rregullt me babanë e tyre.

E shqetësuar nga ky veprim, ajo ka raportuar rastin pranë autoriteteve përkatëse, por nuk ka marrë ndonjë reagim të veçantë, pasi sipas saj, ata nuk i besojnë këto gjëra.

Mesazhi i saj i plotë:

'Përshëndetje JOQ. Jetoj në Zvicër që 10 vite. Jam e ndarë dhe kam 2 fëmijë. Ex-im i sheh fëmijët çdo të premte nga ora 2 deri në 6. Unë i dërgoj fëmijët te punonjësja sociale (dmth nuk kam kontakt fare me atë person). Mirëpo të premten e kaluar ndodhi diçka shumë e çuditshme. Isha me motrën dhe pasi i dorëzuam fëmijët, motra donte të bënte një foto aty afër. I thashë që mirë, por pasi të largohej ai me fëmijët. Në ato momente ai hyn dhe del, hyn dhe del 3 herë. Ai derdhi në tokë ujë edhe hi bashkë me dhe. Nuk e kuptoj, kam 6 vite që jam ndarë dhe ai vetëm 28 vjeç, në mes të ditës, në mes të kryeqytetit, më bën magji mua?! Çfarë njeriu mund të jetë? Unë i dërgoj fëmijët që t’i shikojë, ndërsa ai më bën magji të zezë mua! Normal që unë lajmërova aty te punonjësja sociale, por ata nuk besojnë në këto gjëra. Ju lutem publikojeni 🙏🏻😞 Shpresoj që t’i hyjë frika ose të turpërohet dhe të më lërë të qetë. Harrova të them që në të dyja hyrje-daljet kishte bërë të njëjtën gjë. Jeton në Bern të Zvicrës.'

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit