Një avion i kompanisë “Delta Airlines” ka rënë gjatë uljes në aeroportin ndërkombëtar “Pearson” të Torontos.
Pamjet tronditëse nga vendi i ngjarjes tregojnë avionin të përmbysur në pistë, ndërsa pasagjerët u panë duke dalë nga avioni dhe duke ecur në pistën e akullt.
"Avioni është përmbysur, por shumica e njerëzve duken mirë", tha një pasagjer.
Pas aksidentit ka shpërthyer një zjarr, por nuk ka raporte për viktima. Shërbimet mjekësore kanë thënë se tetë persona janë plagosur, por nuk dihet sa serioze janë lëndimet. Pista ishte e mbuluar me akull dhe dëborë, gjë që e bëri uljen shumë të rrezikshme, dhe autoritetet po punojnë për të pastruar zonën.
Pas incidentit, aeroporti ka pezulluar të gjitha fluturimet, dhe autoritetet kanë siguruar se të gjithë pasagjerët janë të sigurt.
“Toronto Pearson është në dijeni të një incidenti gjatë uljes, që përfshin një aeroplan të Delta Airlines që ishte nisur nga Minneapolis. Ekipet e urgjencës po përgjigjen”, njoftoi aeroporti përmes një deklarate në platformën ‘X’.
A Delta Airlines CRJ-900 crashed and flipped over today at Toronto Pearson International Airport. Multiple people are confirmed to be injured with no deaths reported as of yet. Reports indicate that the plane flipped over and caught fire while landing at the airport (Fox News).… pic.twitter.com/uflIWrhghr
— OSINTdefender (@sentdefender) February 17, 2025