Shënohet viktima e pestë brenda 24 orëve nga aksidentet në vend, përplaset për vdekje këmbësori

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 17.02.2025, 21:49

Një tjetër aksident tragjik ka ndodhur ditën e sotme, duke e çuar në 5 numrin e viktimave në 24 orët e fundit.

Raportohet se mbrëmjen e sotme një këmbësor është përplasur për vdekje nga një automjet i drejtuar nga 32-vjeçari me inicialet D.S.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Thumanë të Krujës, ndërsa viktima është identifikuar si 36-vjeçari me inicialet G.Gj.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit