Aksident midis pesë veturave në Klinë, nëntë të lënduar, mes tyre edhe dy fëmijë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 17.02.2025, 21:36

Nëntë persona, mes tyre dy fëmijë, kanë pësuar lëndime trupore pas një aksidenti që ka ndodhur mes pesë veturave në fshatin Rixhevë të Klinës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:10.

“Sot rreth orës 18:10, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur ne fshatin Rixhevë-Klinë, në këtë aksident ishin të involvuara pesë (5) vetura dhe si pasojë e aksidentit nëntë (9) persona kanë pësuar lëndime trupore, ku dy (2) nga të lënduarit ishin fëmijë. Të lënduarit janë dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë për tretman mjekësor,” ka thënë tutje Rugova.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit