Një tender i zhvilluar nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), e drejtuar nga Mirlinda Karçanaj, ka ngritur dyshime të forta mbi mënyrën e përzgjedhjes së fituesit dhe transparencën e gjithë procesit të prokurimit.
Ky tender kishte për objekt "Përmirësimin e sistemit financiar dhe inventarizues për Policinë e Shtetit", një projekt i rëndësishëm për modernizimin e administrimit të financave dhe logjistikës së policisë. Fondi limit i përcaktuar për këtë procedurë ishte 160,390,000 lekë pa TVSH (rreth 1.9 miliardë lekë të vjetra me TVSH), një vlerë e konsiderueshme për një investim të tillë.
Pas përfundimit të procedurave, fitues u shpall kompania “COMMUNICATION PROGRESS”, në pronësi të Gentian Likaj dhe Enkeleidi Zoraqi, me një ofertë prej 148,900,000 lekë pa TVSH (rreth 1.8 miliardë lekë të vjetra me TVSH). Kjo vlerë përbën 92.8% të fondit limit, një tregues që tenderi mund të jetë formuluar në mënyrë të tillë që të mos krijonte hapësirë për një konkurrencë të ndershme.
Një nga elementet më të dyshimta të këtij tenderi është fakti se në garë morën pjesë vetëm dy kompani. Megjithatë, për habi, fituese u shpall pikërisht kompania që kishte dhënë ofertën më të lartë, një situatë jo e zakonshme në një procedurë konkurruese, ku zakonisht shpallet fituese oferta më e ulët që plotëson kriteret teknike dhe ligjore.
Diferenca mes ofertave të dy kompanive ishte rreth 400 milionë lekë të vjetra me TVSH, një shifër që e bën edhe më të dyshimtë procesin e përzgjedhjes. Kjo ngre pikëpyetje të mëdha nëse tenderi është zhvilluar me një fitues të paracaktuar dhe nëse ka pasur një garë të vërtetë mes konkurrentëve.
Ky rast është vetëm një ndër shumë tenderë të tjerë që kanë ngritur dyshime mbi mungesën e transparencës dhe manipulimin e garave publike. Praktika të tilla, ku konkurrenca është minimale dhe fituesit janë shpesh kompani të njohura për lidhje me pushtetin, janë bërë të zakonshme në prokurimet shtetërore në Shqipëri.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Kush meriton të quhet “Heroi i muajit Mars”?
Peshkatari që shpëtoi parashutistin në det
Një i moshuar, peshkatar i shpëtoi jetën ditën e djeshme një parashutisti grek që kishte rënë në det për shkak të një problemi teknik. Pavarësisht kushteve atmosferike, peshkatari nga Vlora mori gomonen e tij dhe doli në det për të shpëtuar parashutistin, i cili kishte mbetur i bllokuar në parashutë
280 Vota
Shqiptarja në Greqi që bashkoi Indritn me familjen
Një shqiptare në Kostur të Greqisë ndihmoi një bashkatdhetar të bashkohej me familjen pasi prej muajsh jetonte i vetëm në një shtëpi të braktisur e rrënuar në Mavrochori. Indrit Veseli prej muajit gusht jetonte në Greqi, pa patur asnjë kontakt me familjen apo ndihmë prej tyre. Falë publikimit në JOQ dhe ndihmës së shqiptares, Indrit u bashkua me familjen
47 Vota
Qytetari që shpëtoi shoferin që humbi ndjenjat në timon dhe u aksidentua
Një qytetar i shpëtoi jetën një shoferi i cili teksa lëvizte me makinë humbi ndjenjat dhe kontrollin e automjetit duke u aksidentuar. Ngjarja ndodhi në mes të Tiranës, por vetëm qytetari vrapoi duke kaluar rrugën për të shpëtuar shoferin, ndërsa të tjerët vazhduan rrugën e tyre sikur asgjë mos të kishte ndodhur
546 Vota
I riu nga Kavaja që shpëtoi nënë e bir nga qeni
Një nënë nga Kavaja falenderoi nëpërmjet JOQ një djalë të ri i cili e shpëtoi atë dhe djalin e saj nga kafshimi i një qeni endacak në rrugë.
133 Vota
Kush meriton të quhet “Harami i muajit Mars”?
Irdi dhe Enea, të rinjtë që i thyen kafkën me gur shurdhmemecit 44-vjeçar
Dy të rinjtë nga Lushnja, njëri 17 dhe tjetri 20, dhunuan 44-vjeçarin Fabjol Hysi dhe i çanë kafkën me gurë pasi sipas tyre, Hysi shurdhmemec i kishte sharë. Dy të rinjtë u arrestuan, por Enea Korreshi u la i lirë pasi është kushëriri i Elton Korreshit, kandidat i PS për deputet në Lushnje
690 Vota
Anila Denaj: Ministre Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Ministrja e Bujqësisë e cila në dimër ushqeu shqiptarët me 10 ton mandarina me pesticide dhe në pranverë me 18 ton fileto pule me salmonelë. Pavarësisht këtyre skandaleve të njëpasnjëshme, ministrja vazhdon e qetë detyrën e saj, kërkon edhe një mandat si deputete, dhe jep intervista e buzëqeshur sikur asgjë mos të ketë ndodhur
171 Vota
Shqiptari në Greqi vrau bashkëshorten dhe veten
Një 53-vjeçar shqiptar, baba i dy fëmijëve vrau me thikë, duke e goditur disa herë në trup bashkëshorten e tij dhe më pas u hodh nga ballkoni i banesës ku jetonte në Selanik. Pavarësisht transportit në spital, shqiptari nuk mundi të mbijetonte
58 Vota
AKU (Autoriteti Kombëtar i Ushqimit)
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit që punën e bën vetëm në rrjete sociale, pasi kurrë nuk del në terren për të kontrolluar marketet, dyqanet dhe kioskat për produktet e skaduara dhe jashté çdo standardi që shesin. Pavarësisht denoncimeve të vazhdueshme të shqiptarëve, AKU mbyll sytë dhe veshët dhe vijon gjumin
110 Vota
Shoferi që shkaktoi aksidentin ku humbën jetën 4 të rinjtë
Aleksandër Krrashi ndodhet në burg pasi betonierja e tij u bë shkak për një aksident tragjik ku 4 të rinj humbën jetën. 24-vjeçari drejtonte betonieren pa patentë dhe ndalimi në rrugë pa bllokazh solli përplasjen e fortë të “Audit” ku të rinjtë lëviznin me shumë shpejtësi.