Një 60-vjeçar i jep fund jetës me armë zjarri në banesën e tij në Tiranë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 17.02.2025, 19:15

Një 60-vjeçar në Tiranë dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri në banesën e tij.

Bëhet fjalë për qytetarin me inicialet I.S, i cili dyshohet se ka vrarë veten me armë zjarri pasditen e sotme, rreth orës 18:05, në rrugën “Peti”. Policia e Tiranës ka sekuestruar armën e zjarrit dhe po vijon me veprimet procedurale.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për të përcaktuar shkaqet që mund ta kenë çuar viktimën drejt këtij veprimi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit