Vendosi pajisje përgjimi te shtëpia e të fejuarës, procedohet penalisht 30-vjeçari në Lezhë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 17.02.2025, 18:52

Një 30-vjeçar nga Lezha është vënë nën hetim pasi vuri një pajisje përgjimi në banesën e të fejuarës, që ta kontrollonte.

Bëhet fjalë për qytetarin me inicialet N.K. i cili është proceduar penalisht për veprën “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”, pasi vendosi pajisjen e përgjimit në banesën e së fejuarës.

Materialet që lidheshin me këtë çështje janë dërguar në Prokurori për shqyrtim të mëtejshëm dhe për të marrë masat e nevojshme ligjore ndaj të akuzuarit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit