Mijëra të lënduar rëndë nga vaksinat Covid nuk arrijnë të marrin kompensim dhe ndihmë mjeksore në Britani

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 17.02.2025, 17:54

Dhjetra mijëra njerëz të lënduar rëndë nga vaksinat ‘e detyruara’ të Covid në Britani, përballen tashmë me një proces “të vështirë e të pamjaftueshëm” për marrjen e dëmshpërblimeve, të cilat duhet t’i shpenzojnë në tentativën e rekuperimit të shëndetit të tyre, u tha së fundmi në një seancë dëgjimore për çështjen.

Skema e dëmshpërblimeve të lëndimeve ose vdekjeve nga vaksina që dikur reklamohej si “e sigurt dhe efektive”, ofron shumën e vetme prej 120,000 paundë ‘për efekte të rënda anësore ndaj vaksinave’, por të prekurit dëshmuan se nuk po marrin ndihmën shëndetsore dhe financiare që meritojnë, shkruan rrjeti britanik The Guardian.

Mijëra të tjerë raportohet se nuk arrijnë të provojnë se janë lënduar ose se të afërmit e tyre kanë vdekur prej vaksinës.

“Skema e prezantuar, ashtu si dhe vaksinat më herët, është inefikase dhe ofron shumë pak, shumë vonë, për pak njerëz”, tha Kate Scott e grupit ‘Vaccine Injured and Bereaved UK’, të njerëzve që janë lënduar rëndë ose u kanë vdekur të afërmit nga vaksinat Covid në Britani.

Bashkëshorti i saj, Jamie, pësoi bllokim të venave të gjakut në tru nga vaksina AstraZeneca, dhe arriti të mbijetojë pas një muaji në gjendje kome. Tani është pjesërisht i verbër dhe ka probleme konjitive, teksa nuk mund të punësohet më.

Jamie ka marrë dëmshpërblimin për dëmin e vaksinës, por Scott thotë se për shumë të tjerë shuma është e pamjaftueshme dhe njerëzit e dëmtuar detyrohen tëshkojnë në mensa publike ose janë larguar nga shtëpitë e tyre.

“Kjo është trauma që britanikët po kalojnë pas vaksinës së urdhëruar nga qeveria e tyre”, tha gruaja në seancë, shkruan The Guardian.

Scott thotë se të tjerë nuk kanë mundur të marrin dëmshpërblim pasi nuk plotësonin masën e lëndimit trupor 60%, si pragu i paaftësisë.

Ajo shton se deri në fund të vitit të shkuar, 17,519 pretendime për kompensim të lëndimit nga vaksina ishin bërë dhe shumë po prisnin vendimin e vlerësimit.

Scott shton se doktorët dhe mediat duhet të ishin informuar për efektet e rënda anësore të vaksinave Covid, ndërsa autoritetet ende pretendojnë se gjilpërat “kanë shpëtuar shumë jetë”.

Drejtuesi seancës hetimore Hugo Keith KC, tha se qeveria kishte punuar për të siguruar “nivelin më të lartë të efikasitetit të vaksinave”, edhe pse mijëra familje britanike kanë depozituar pretendimet e tyre të argumentuara për lëndimet nga vaksinat.

“Për ata që pësuan efekte të rënda dhe ata që humbën jetën nga vaksina, ishte një tragjedi por kjo nuk duhet përdorur për të diskredituar sistemin shëndetësor apo vaksinat”, shtoi përfaqësuesi qeveritar.

Ndërkohë vaksina AstraZeneca dhe Moderna janë hequr tashmë nga tregu prej rrezikut të tyre ndaj jetës së njeriut, pas vdekjeve nga ataku kardiak, turbo-kanceri ose ishemi e bllokime të venave nga gjaku i mpiksur, shkruan mes të tjerash The Guardian.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit