Publikohen identitetet e viktimave të aksidentit tragjik në Gjirokastër

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 17.02.2025, 16:55

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me aksidentin e rëndë automobilistik që ndodhi sot rreth orës 14:00 në aksin kombëtar Tepelenë-Gjirokastër, ku dy njerëz kanë humbur jetën.

Dy automjete, njëri prej të cilëve ishte i ushtrisë me targa të FA, janë përplasur pranë Liqenit të Viroit.

Një prej viktimave është identifikuar si Pano Kalanderi (drejtues i mjetit), ndërsa identiteti i viktimës së dytë është Shefki Salaria, pasagjer në mjetin tip Caddy, me të cilin viktimat lëviznin për arsye pune.

Drejtuesi i automjetit të ushtrisë është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se mjeti i ushtrisë ishte duke transportuar materiale të arkivit të Gjirokastrës, në momentin që është aksidentuar.

Tragjedia e sotme i shtohet përgjakjeve të shpeshta të rrugëve shqiptare ditët e fundit për të cilat nuk ka shkaqe të dukshme edhe pse nuk janë parë ndonjëherë në vend.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit