Ana e errët e paneleve diellore, studimi tregon ndotje ‘më të madhe se mbetjet bërthamore’

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 17.02.2025, 16:38

Megjithëse stabilimenti politik i prezanton panelet diellore si një alternativë ‘e pastër’ në krahasim me shpenzimin e energjisë së karburanteve, është raportuar edhe më herët se ato prodhojnë mbetje shumë herë më toksike se mbetjet bërthamore.

Një tjetër çudi të kohëve moderne është se kushton më pak të prodhosh panele diellore nga materiale të para sesa t’i riciklosh ato, thuhet në analizën e revistës Forbes.

Mediat kryesore kanë refuzuar idenë e mbetjeve helmuese të paneleve diellore, por kur gazetarët nisën të hetonin në detaje, ata arritën në të njëjtat konkluzione. I tillë ishte një artikull në The New York Times për dëmet e paneleve diellore në vendet e Afrikës ndaj njerëzve që gërmojnë në mbeturina për të mbijetuar.

por një tjetër studim madhor i publikuar në revistën Harvard Business Review shkruante se mbetjet e prodhuara nga panelet diellore do ta bëjnë energjinë e tyre katër herë më të shtrenjtë në pak vite, çka vë në dyshim nxitjen e politikës aktuale botërore për përdorimin e tyre në fushat pjellore.

Autorët shkruajnë se problemi është masa e madhe e mbetjeve të rrezikshme të tyre, që kalon shumë herë mbetjet e prodhuara nga celularët, laptopët apo mjete të tjera elektronike.

Dhe kjo vlen për të gjitha teknologitë e “energjisë së qëndrueshme” si turbinat gjigante të erës, bateritë e ndryshme dhe automjetet elektrike.

Por gjithsesi natyra toksike e paneleve diellore i bën shumë të rënda pasojat e tyre në mjedis, që rrjedhimisht bie në kontradiktë me qëllimin e tyre të reklamuar në mbrojtje të ambjentit.

Natyra shokuese e zbulimeve dëmton kredibilitetin e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë së Rinovueshme (IRENA), apo Panelit Inter-Qeveritar të Ndryshimeve Klimatike, që financohet nga taksapaguesit e vendeve të zhvilluara të Evropës, Amerikës së Veriut dhe Azisë.

Artikulli shkruan se në vend që këto entitete të japin informacione objektive, ato përdorin supozime jorealiste për të nxjerrë rezultate pozitive në mbështetje të paneleve diellore, sado që e vërteta është krejt ndryshe.

“Agjencia IRENA ka vepruar si një shoqatë e industrisë dhe jo për interesin publik. Ajo i përshkruan panelet diellore si një mundësi përfitimi dhe jo si një kërcënim serioz i ambjentit,” thuhet mes të tjerash në artikull.

Natyra toksike e paneleve diellore i bën shumë të rënda pasojat e tyre në mjedis, çka rrjedhimisht bie në kontradiktë me qëllimin e tyre të reklamuar 'në mbrojtje të ambjentit'.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit