Arrestohet në Tiranë një i kërkuar ndërkombëtarisht për trafik narkotikësh, ekstradohet në Itali

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 17.02.2025, 16:19

Një shtetas 44-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pas një operacioni të koordinuar me autoritetet ndërkombëtare, për t'u ekstraduar në Itali. I arrestuari është Ilir Zotaj, i njohur edhe me emrin Zio Bushi, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane. Ai është dënuar me 5 vjet, 6 muaj e 17 ditë burgim nga Gjykata e Apelit e Peruxhias për pjesëmarrje në një organizatë kriminale dhe trafikim narkotikësh, akuza që lidhen me veprimtarinë e tij gjatë periudhës 2008-2010.

Zotaj dyshohet se ka qenë pjesë e një grupi kriminal shqiptar, i cili ka organizuar dhe financuar trafikimin e lëndëve narkotike, kryesisht kokainë, nga Belgjika në Itali. Gjatë kësaj periudhe, janë sekuestruar mbi 10 kg kokainë, e cila ka kaluar përmes disa qyteteve italiane dhe ka kaluar edhe në Shqipëri.

Operacioni për kapjen e Zotajt, i koduar "Operacionalja 28", është realizuar nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, me mbështetje nga Interpol. Aktualisht po vazhdojnë procedurat për ekstradimin e tij në Itali.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit