Banorët e rrugës Zapot në Bathore kërkojnë zgjerimin e rrugës për kalimin e zjarrfikëses

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 17.02.2025, 16:04

Një qytetar i rrugës Zapot në Bathore i është drejtuar redaksisë sonë, për të ngritur një shqetësim lidhur me punimet që po kryhen për shtrimin e rrugës në këtë zonë. Qytetari shkruan se, ndonëse gjerësia e rrugës duhet të jetë 4.5 metra, në dy daljet kryesore ajo është ngushtuar në vetëm 3.3 metra. Sipas banorëve, kjo situatë paraqet rrezik për sigurinë e tyre, pasi pamundëson kalimin e automjeteve të shërbimeve emergjente, si zjarrfikësja.

Qytetari sjell në vëmendje një ngjarje të ndodhur verën e kaluar, kur një banesë u përfshi nga flakët dhe zjarrfikësja nuk arriti të depërtonte për shkak të ngushticës së rrugës. Si pasojë, banorët u detyruan ta fiknin zjarrin me mjete rrethanore.

Pavarësisht ankesave të vazhdueshme drejtuar bashkisë Kamëz, qytetari thotë se nuk kanë gjetur zgjidhje. Ai shprehet se çdo mëngjes në zonë vijnë përfaqësues të bashkisë dhe inxhinierë, por pa marrë masa konkrete për zgjerimin e rrugës. Banorët kërkojnë që rruga të zgjerohet në standardin e parashikuar, të paktën për të garantuar kalimin e zjarrfikëses në raste emergjente.

Një tjetër shqetësim i ngritur është edhe çështja e kanalizimeve të ujërave të zeza. Qytetari thotë se i kanë ndërtuar me shpenzimet e tyre disa vite më parë, ndërkohë që bashkia tani i paraqet si punime të saj.

Mesazhi i plotë:

Psh banoret e rruges zapot bathore kan ket ankes per bashkin kamez, po shtrohet kjo pjes e rruges dhe ne dy daljet e rruges qe rruga duhet te jet 4m e 50cm ne dy daljet esht 3m e 30 cm. Vijnë punojsit e bashkis dhe ju kemi then per ket problem se veres esht djegur nje shtepi e nje banori dhe nga kjo ngushtic ne dy krahet e rruges nuk esht ber e mundur futja e zjarrfikses se nuk e merrte, dhe jan detiruar banoret me e fik zjarrin me mjete rrethanore. Ne kerkojm qe bashkija te hape dy krahet e rruges qe rruga te jet 4m e 50 cm. Ne na mjafton qe te futet zjarrfiksja. Edhe kanalizimet e ujrave te zeza i kemi ber me shpenzime tona para disa viteve edhe bashkija sot na thot i kemi ber ne. Ne si banor spo gjejm zgjidhje nga bashkija, vijn gjdo mengjes si ingjinjera bashkie dhe si punojs me pozicion te lart bashkir dhe nuk zgjidhin asgje. Rruga po shtrohet dhe prap po ngel sakat. Nese nje shtepi i bir zjarri vetm me ardh me kova ujti ta fike rakipi se zjarrfiksja se futet. Madje nje punojs i bashkis me iniciale R.H. Ai po e ben ket gabim se ka nje mik te tij ne ket lagje dhe i krijon probleme po te hapet rrugen. Ne ket lagjie qe kur ishte xhelal mziu ne bashki nuk esht ven dor, jo se ka be naj gje tmafhe xhelali, baniret thjesht kerkojn te futet zjarrfiksja. Se kta te bashkis edhe e pranojn se nuk futet zjarrfiksia edhe te thojn ne kemi plan vetm me i fut nje asfaltim ELEKTORAL. Rakim suli sbesoj se din gje per ket situat, me sa e dim esht ne spital. Anonim shpresoj ta shpendani”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit