Kërcënohet me burg kryebashkiaku francez që refuzoi martesën e emigrantit ilegal

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 17.02.2025, 15:45

Robert Ménard, kryebashkiaku konservator i Béziers në jug të Francës përballet me sanksione për refuzimin e firmosjes së martesës së një emigranti ilegal algjerian, që duhet të ishte deportuar nga vendi.

Çuditërisht gjykata vendase po kërcënon kryebashkiakun me deri në pesë vjet burg dhe gjobë $75,000.

Gjyqi i çështjes i kaluar në Montpellier, do të bëhet me procedurë të përshpejtuar, ku Ménard do të negocjojë dënimin e tij drejtpërdrejt me prokurorët.

Në korrik të vitit që shkoi Ménard refuzoi të firmosë martesën e algjerianit të njohur vetëm si “Mustafa” me të fejuarën Eva, pasi burri kishte urdhër deportimi nga vendi.

Dhe në fakt lëvizja funksionoi pasi disa ditë më vonë Mustapha u ndalua dhe u deportua për në Algjeri. Tashmë Eva ka nisur padinë ndaj kryebashkiakut.

Por megjithë pasojat, Ménard mbetet i patundur.

“Si kryebashkiak unë duhet të zyrtarizoj martesat, por ky njeri ishte në një situatë parregullsie dhe unë duhet të mbroj sigurinë publike, burri ishte i njohur për probleme me policinë”.

Ménard quante padinë ndaj tij absurditet edhe pse gjykata thotë se refuzimi i tij ishte ‘ilegal’, sipas “konventës evropiane të të drejtave të njeriut.”

Çështja ka hapur një debat të nxehtë në Francë ku në një kohë krize nga emigracioni, ilegalët me probleme me ligjin duket se mbrohen më shumë se zyrtarët vendas nga stabilimenti.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit