Ish-gruaja e Ramës mbështet Ajola Xoxën: Të kanë zili çakenjtë

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 17.02.2025, 15:20

Delina Fico, bashkëshortja e Bledi Çuçit e njëkohësisht ish-bashkëshorte e kryeministrit Edi Rama, ka reaguar publikisht në mbështetje të Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryebashkiakut Erion Veliaj, e cila ndodhet nën hetim për pastrim parash.

Në një koment në rrjetet sociale, Fico i drejtohet Xoxës me mesazhin: “Ajola, mbaje kokën lart në këtë përballje me padrejtësinë. Dhe mos e lër baltën e çakenjve të të dëshpërojë. Përveç të tjerave, në këtë qenëri mediatike, luan një rol, fatkeqësisht, edhe zilia për një grua të mençur, punëtore e zemërbardhë si ty.”

Ky reagim ka ngjallur debat, me kritika që e cilësojnë mbrojtjen e Ficos si një përpjekje për të bashkuar forcat mes eksponentëve të njohur të pushtetit.

Nga ana tjetër, hetimet mbi Ajola Xoxën vazhdojnë, ndërsa mesazhet e mbështetjes dhe polemikat në lidhje me çështjen shtohen.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit