Vritet trafikanti më i kërkuar i Evropës pasi inskenoi vdekjen për t’i shpëtuar arrestit

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 17.02.2025, 15:09

Marco Ebben, i cili kryesonte listën e të kërkuarve të Europol, është gjetur i vrarë pas një përplasjeje me armë në Atizapan de Zaragoza, në periferi të kryeqytetit të Meksikës.

Holandezi famëkeq raportohet se u qëllua teksa shkonte drejt makinës së tij, në atë që besohet se ishte një atentat i planifikuar nga bandat rivale.

Në 2020 Ebben u dënua me shtatë vjet burg për rolin e tij në trafikimin e 400kg kokainë të fshehur në arra kokosi, por ai nuk kreu asnjë ditë burg pasi inskenoi vdekjen për t’i shpëtuar policisë, sipas mediave.

Ebben qëndronte në krye të listës së të kërkuarve të Europol për lidhje të vjetra me krimin e organizuar dhe trafikun e drogës nga Brazili drejt Holandës.

Imazhe të rënda të shpërndara online tregonin trupin e Ebben të shtrirë në parkingun meksikan, teksa vdekja e tij u konfirmua më vonë nga prokuroria vendase.

Zyrtarët shtonin se Ebben dyshohej se jetonte prej muajsh në Meksikë me një identitet të ri, pasi kishte inskenuar vdekjen në Culiacan tetorin që shkoi, për t’i shpëtuar policisë dhe bandave të përfshira në luftën e rivalitetit, shkruan The Mirror.

Ebben dyshohet se jetonte prej muajsh në Meksikë me një identitet të ri, pasi kishte inskenuar vdekjen në Culiacan tetorin që shkoi

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit