Komentatori nga Kosova bëhet viral: Kryeministri më hajvan në histori, të mos më dëgjojë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17.02.2025, 15:21

Komentatori Andin Lokaj ka shkaktuar një reagim të madh në rrjetet sociale, duke u bërë viral me një deklaratë të tij gjatë ndeshjes Juventus-Inter.

Në fillim të ndeshjes, ai i ka kërkuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtin të mos e dëgjojë dhe e ka cilësuar "kryeministrin më hajvan në historinë e njerëzimit"

“Veç një dëshirë e kam sonte dhe dëshira më e madhe është që kryeministri jonë aktual që është më hajvani në histori të njerëzimit, të mos më dëgjojë sonte. Se me e dit që ai po më dëgjon sonte, unë tani e ndal komentimin dhe iki tek shtëpia. Kryeministri më hajvan në histori”.

Lokaj e ka bërë këtë deklaratë duke iu referuar etiketimeve të mëparshme të Kurtit, i cili kishte quajtur "hajvanë" disa nga kundërshtarët e tij politikë. Kjo ka shkaktuar shumë reagime dhe diskutime online, duke i shtuar një dimension të ri debatit publik.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit