Aksident me 2 të vdekur në Gjirokastër, kamioni i ushtrisë përplaset me ‘Caddy-n’

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17.02.2025, 15:05

Një aksident tragjik ka ndodhur sot në Gjirokastër, ku një kamion i Forcave të Armatosura është përplasur me një mjet tip 'Caddy' të verdhë në aksin Tepelenë-Gjirokastër, afër kthesës së Viroit.

Si pasojë e këtij aksidenti, drejtuesi i këtij mjeti, Pano Kalanderi, 56 vjeç, dhe një pasagjer, i cili ende nuk është identifikuar, kanë humbur jetën.

Kamioni ushtarak që ka shkaktuar aksidentin po transportonte materiale të arkivit të Gjirokastrës.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe shkaqet e këtij aksidenti janë duke u hetuar nga autoritetet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit