Rruga e hyrjes në Pukë e mbushur me gropa të thella, qytetarët denoncojnë abuzimin

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 17.02.2025, 14:02

Në pamje të ardhura në redaksi shihet gjendja e degraduar e rrugës hyrëse në qytetin verior të Pukës, e cila në të gjithë gjatësinë e saj është e neglizhuar dhe me gropa të mëdha.

Vendasit raprotojnë se amortizimi i rrugës shkakton dëme në automjetet dhe i detyron të lëvizin vetëm me shpejtësi minimale, ndërsa në kushte dimri të ashpër rruga kthehet në një faktor izolimi për banorët e qytezës.

Shoferët sinjalizojnë me të drejtë rrezikun e dëmeve në mjetet e tyre, të shkaktuar nga neglizhenca shumë vjeçare e autoriteteve rrugore e bashkiake për të përmbushur detyrimet e tyre.

Vendasit kërkojnë rehabilitim të rrugës drejt qytetit të tyre çka pengon lëvizjen dhe furnizimin, teksa paratë e tqaksave të qytetarëve nuk dihet ku shkojnë kur shërbimet ndaj tyre nuk kryhen.

“Ju lutem publikoni kete video. Hyrja ne qytetin e vogel te Pukes skandaloze, e prishur dhe me gropa”, ankohet qytetari në redaksi duke sinjalizuar problemin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit