Elefantët e festivalit lënë 3 të vrarë e 20 të plagosur pasi u trembën nga fishekzjarrët në Indi

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 17.02.2025, 13:23

Pamje të rënda tregonin dje dy elefantë jashtë kontrolli që shkelnin e shkatërronin gjithçka gjenin përpara pasi u trembën nga fishekzjarrët e një eventi festiv në Indi.

Sipas raportimeve, 3 njerëz humbën jetën dhe të tjerë u plagosën kur bishat 3-4 tonëshe vërshuan mes tendave dhe turmës së vendasve në festivalin në Kerala, të nxitur nga fishekzjarret duke shkelur stenda e tavolina.

Dy prej elefantëve dolën jashtë kontrolli prej panikut e frikës së fishekzjarrëve, teksa shihet që përplasen në mure dhe marrin përpara objektet.

Dëshmitarët thanë se një prej elefantëve përplasi tjetrin kur nisën të shpërthenin fishekzjarrët pranë tyre dhe nga përplasja u shemb ndërtesa e një zyre të organizatorëve të festivalit.

Kafshët gjigante nisën më pas të vraponin dhe njerëzit tentonin të shpëtonin duke vrapuar.

Zyrtarët thanë se dy gra dhe një burrë kishin humbur jetën në incidentin në tempullin Manakulangara, ndërsa të paktën 20 të tjerë u plagosën.

Hetimet zbuluan se elefantët kishin lejen përkatëse për të marrë pjesë në paradë ndërsa zyrtarët thonë se po punojnë për të dhënë kujdesin mjekësor për të plagosurit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit