Edukatorja që dhunoi 3-vjeçarin endet e lirë, policia njoftohet për vendndodhjen, por s‘e arreston

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17.02.2025, 13:28

Rudina Gërdani edukatorja e cila është shpallur në kërkim një muaj më parë pas dhunimit të dy fëmijëve në kopshtin privat “Gledis”, është parë sot në zonën e Yzberishtit.

Lorenc Rrapa babai i Priamit 3-vjeçar i cili u dhunua në ambientet e këtij kopshti ka kontaktuar redaksinë e JOQ ALBANIA për të denoncuar këtë detaj të ri dhe mos reagimin e Policisë. Ai thotë se edukatoren Gërdani, e ka parë ditën e sotme në zonën e Yzberishtit, Tiranë, aty ku ka shtëpinë.

Ai ka telefonuar policinë sapo ka mundur, sepse ka qenë me djalin në spital, por policia ende nuk është paraqitur për ta arrestuar.

Babai i 3-vjeçarit thotë se prej 25 ditësh edukatorja është e shpallur në kërkim, por lëviz lirshëm pasi policia nuk merr mundimin ta arrestojë edhe pse njoftohet për vendnndodhjen e saj.

Denoncimi i babait:

Kjo esht edukatoria Rudina Gerdani e cila dhunoi te miturit ne kopshtin Gledis ne astir E cila esht shpall ne kerkom nga policia por sesht ber i mundur arrestimi i saj. Sot rresh ores 11:00 esht par ne zonen e yzbreishtit pran baneses se saj. Eshte kontaktuar policia por akoma spo behet arrestimi. Ju lutem publikoheni faleminderit. Un jam babai i femies qe esht dhunuar. Qe e kam ber mediatike. Un e kam telefonuar ne 11 e 44 se smunda direkt se kisha femin ne spital. Me mir eshte djali po e ndjekim me psikologe dhe me nje doktoresh sepse i ka dhunu shum koh ajo Po keni mundesi me e publiku faleminderit se u be gati 25 dit dhe asgje seshte bere

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit