Një vajzë e re nga Librazhdi është larguar nga banesa prej tre ditësh dhe familjarët e tronditur nuk mund të kontaktojnë me të.
Prindërit e të resë kanë denoncuar në polici zhdukjen e vajzës 20 vjeçare, e cila pasi është larguar nga banesa prej tre ditësh nuk ka më asnjë kontakt me ta.
Policia lokale tha se po punon për gjetjen e 20 vjeçares me inicialet Xh.R. pas denoncimit të bërë nga mamaja.