Shkëputet pjesa e kondicionerit që montohej, plagoset e moshuara në Roskovec

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 17.02.2025, 12:09

Policia e Fierit njofton se ka arrestuar një 42-vjeçar dhe ka proceduar në gjendje të lirë një tjetër për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë.

Dy personat ishin duke montuar një kondicioner në një pallat në Roskovec, kur nga pakujdesia një copë është shkëputur nga aparati dhe ka plagosur një grua të moshuar, banuese në katin e parë të pallatit.

80 vjeçarja u dërgua në spital ku raportohet se ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Teknikët e përfshirë në plagosjen aksidentale po hetohen për rrethanat e ngjarjes, kualifikimet e tyre dhe zbatimin e rregullave të sigurisë në punë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit