Qytetarë të revoltuar denoncuan sot gjendjen e mjerë të papastërtisë dhe rrugëve mes pallateve të banimit në zonën lindore Mihal Grameno në Tiranë, teksa bashkia ka nisur të shtrojë disa pjesë të papërfillshme të asfaltit në prag të fushatës elektorale.
Prej 14 vjetësh rrugët e brendshme qëndrojnë të pashtruara dhe me gropa të mbushura me baltë, ndërsa pastruesit e bashkisë hiqen sikur bëjnë detyrën me mjete primitive dhe mungesë të dukshme dëshire.
Denoncuesit tregojnë gjithashtu për prerjen pemëve e gjelbërimit nga zyrtarë të pangopur të bashkisë për të krijuar parkinge me pagesë, ndërsa komuniteti detyrohet të gjelbërojë sa mundet vendin me forcat e tij, edhe pse i paguan taksat zyrtarëve për këto shërbime.
Teksa shfaqin mbeturinat dhe gropat me ujë para banesave të tyre, qytetarët e zemëruar quajnë zyrtarët ‘bashkia e hajdutëve’, të cilët vjedhin taksat e popullit dhe mundohen ta gënjejnë atë me punime apo shërbime të papërfillshme.
Denoncimi:
“Pershendetje jeta osh qef. Pas 14 vjetesh balte dhe gropa te mbushura me ne fund vec para zgjedhjeve u kujtua Bashkia Tirane te shtroje rrugen tek Mihal Grameno. Vijnë disa pastruese bejne sikur fshijne nderkohe gjithmone kontrollojne kazanet nga skamja rruga fshihet perciptazi ose thjesht ne nje krah, koshat e vegjel mungojne. Disa ambiente jane gjelberuar nga vetë komuniteti por bashkia ka prere pemet per te bere parkinge me leke, ne vend qe ti mbjelle te beje ndonje park me lodra. Taksat tona shkojne vec ne xhepat e zyrtareve.
Tek video e pare mund te zgjerohet rruga anash shkolles te behet minipark por nuk e ve askush ujin ne zjarr i kane denuar te semuren femijet tane. Ne zhul neper balte na mbyten te pergerat e qenerve. Kjo eshte bashkia e hajduterve”