Orest Sota, biznesmeni që disa vite më parë u ndalua me 863 mijë euro në automjetin e tij, ku u gjetën edhe dy patenta që i përkisnin ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, është thirrur së fundmi nga SPAK për t’u marrë në pyetje.
Megjithëse dosja për të cilën është pyetur mbahet në sekret të plotë, mësohet se Sota ka qëndruar për disa orë në Prokurorinë e Posaçme, ku ka dhënë shpjegime. Ai konsiderohet një nga biznesmenët më të rëndësishëm në vend.
Ndërkohë, kompania e babait të tij, Lefter Sota, ka siguruar leje për ndërtimin e dy kullave 30-katëshe në Tiranë. Një kompleks kullash do të ndërtohet në zonën e ish-UET, ndërsa një tjetër, me formën e një pëllëmbe dore, pritet të ngrihet në Don Bosko.
Sota u arrestua pas sekuestrimit të shumës së madhe të parave dhe patentave, por pas një procesi të gjatë gjyqësor, ai arriti të shmangte pasojat ligjore. Biznesmeni njihet gjithashtu për marrëdhëniet e tij të ngushta me Ergys Agasin.