Dëbora bllokon Rrugën e Kombit, shënohen 3 aksidente

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17.02.2025, 09:11

Reshjet e dendura të borës në zonën e Fanit në Mirditë kanë shkaktuar vështirësi të mëdha në qarkullim, duke përfshirë edhe segmentin e Rrugës së Kombit. Trashësia e borës ka arritur disa centimetra, ndërsa një aksident i shkaktuar nga rrëshqitja e një kamioni ka bllokuar këtë aks rrugor.

Segmenti më problematik ka qenë ai i Rrugës së Kombit në Thirr-Fan-Reps, ku janë shënuar dy aksidente zinxhirë për shkak të borës dhe akullit. Po ashtu, një mjet ka dalë nga rruga në daljen e fshatit Fan, fatmirësisht pa pasoja njerëzore, vetëm me dëme materiale.

Autoritetet njoftojnë se reshjet e borës vazhdojnë të ndikojnë në të gjitha akset nacionale dhe rurale, prandaj drejtuesit e mjeteve duhet të tregojnë kujdes të shtuar, të ulin shpejtësinë dhe të jenë të pajisur me mjete dimërore.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit