Aksident tragjik në autostradën Tiranë-Durrës, një i vdekur dhe 3 të plagosur

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17.02.2025, 08:53

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën Tiranë-Durrës, ku një 28-vjeçar ka humbur jetën.

I riu, i identifikuar me inicialet G.M., ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit të tij dhe është përplasur me trafikndarësen.

Pas këtij aksidenti, ai dhe tre pasagjerë të tjerë kanë dalë nga automjeti, dhe gjatë kohës që ndodheshin në rrugë, janë përplasur nga një tjetër automjet që drejtohej nga I.L.

Si pasojë, G.M. ka humbur jetën, ndërsa pasagjerët janë dërguar në spital për mjekim. Shoferi I.L. është shoqëruar nga policia dhe po merren masa për hetimin e aksidentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit