“Unë jam si Erioni”/ Zbulohet arsyeja ‘300 milionë lekëshe’ pse Ardit Gjebrea i doli në mbrojtje Veliajt

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 16.02.2025, 23:30

Nëse ka diçka të bukur në këtë botë, është besnikëria! Dhe këtë e dëshmon më së miri moderatori Ardit Gjebrea, i cili nuk ka ngurruar t’i dalë në mbrojtje publikisht 'mikut të tij të shtrenjtë', Erion Veliajt, i arrestuar për korrupsion dhe pastrim parash.

"Askush nuk mund të thotë që Tirana është njësoj si më parë", shkruan Gjebrea me plot emocion, duke lavdëruar 'ndryshimet e mëdha' të Veliajt. Sigurisht, kjo mirënjohje nuk vjen pa arsye. Të dhënat e Drejtorisë së Thesarit tregojnë se shoqata e tij "Jon Music" ka marrë plot 6 herë pagesa nga Bashkia e Tiranës për festivalin "Kënga Magjike".

Shuma totale që Ardit Gjebrea ka marrë nga Bashkia e Tiranës për "Kënga Magjike" është 29,805,000 lekë të reja, ose thuajse 300 milionë lekë të vjetra.

Ja disa nga 'shpërblimet bujare' të dhuruara nga bashkia e drejtuar nga Veliaj:

  • 8 milionë lekë më 19.12.2022 për festivalin "Kënga Magjike 2022"
  • 705 mijë lekë më 03.12.2021 për festivalin "Kënga Magjike"
  • 6.2 milionë lekë më 11.10.2021 për festivalin "Kënga Magjike 2021"
  • 2.7 milionë lekë më 03.02.2020
  • 4.3 milionë lekë më 31.01.2020
  • 7.9 milionë lekë më 29.01.2019

Pra, e thënë më thjesht, Ardit Gjebrea nuk është thjesht një mbështetës i Veliajt, por një përfitues i kujdesit të tij financiar. Nuk është çudi që sot ai e quan “mikun” e tij një njeri të ndershëm dhe të aftë.

Në fund të fundit, siç thuhet: “Mos kafsho dorën që të ushqen”. Dhe Gjebrea këtë duket e ka kuptuar më mirë se kushdo tjetër!

"Askush nuk mund të thotë që Tirana është njësoj si më parë. Dhe për fat të keq si mundet që nuk e bërtasin punën tënde e sa shpejt harruan (me qëllim) që Tiranës ju fute me themel për ta ndryshuar për të mirën e përditshmërisë tonë? Një ditë do të të kërkojnë, dhe e di: I afti gjithmonë e gjen mënyrën të jetë i denjë për veten dhe familjen. Jam i lumtur dhe krenar që kam një mik si ty!”, shkruante Gjebra në rrjetet sociale, duke e shoqëruar këtë mesazh të ndjerë me një foto me Veliaj dhe hashtagun #jamerion dhe #kambesimtekti”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit