Po planifikonte të kryente një masakër në shkollë, FBI arreston studentin transgjinor

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 16.02.2025, 23:54

Policia në Indiana ka arrestuar një student transgjinor të identifikuar si Trinity J. Shockley, i cili preferon të quhet Jamie ose Dex, pasi dyshohet se po planifikonte një sulm me armë zjarri, të ngjashëm me atë që ndodhi në shkollën e mesme Mooresville në Parkland.

Sipas autoriteteve, FBI në Indianapolis mori një informacion mbi planet e mundshme të Shockley dhe e referoi çështjen tek Departamenti i Policisë Metropolitane të Mooresville. Sipas hetimeve, ai planifikonte të kryente një sulm të armatosur me një pushkë AR-15 dhe kishte porositur një jelek antiplumb.

Gjithashtu, hetuesit zbuluan se ai ishte i fiksuar pas autorit të masakrës në Parkland të vitit 2018, ku mbetën të vrarë 17 persona. Në një nga shënimet e tij, ai shprehte dëshirën që autori i masakrës në Parkland ta njihte atë si "fansin e tij numër një".

Gjatë kontrollit në shtëpinë e Shockley, policia gjeti një dhomëz të dedikuar masakrave, me fotografi të autorëve të sulmeve të kaluara dhe butona me fytyrat e tyre. Në ditarët e tij, ai kishte shkruar për mendimet e tij të dhunshme dhe identitetin e tij si "Dex... një mashkull transgjinor me shumë mendime kriminale".

Më pas, Shockley u akuzua për “komplot për të kryer vrasje”, një vepër penale e nivelit më të lartë, si dhe dy akuza të tjera për "kërcënim për terrorizëm".

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit