Fluks në Morinë, ditën e Pavarësisë qytetarët e Kosovës e festojnë në Shqipëri

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 16.02.2025, 20:23

Kjo e diel ka shënuar një fluks të lëvizjes së mjeteve dhe qytetarëve në të dy anët e kufirit të përbashkët Shqipëri-Kosovë. Lëvizje më së shumti janë shënuar këtë pasdite. Dhjetëra automjete me targa të Kosovës po hyjnë për në Shqipëri përmes doganës së Morinit.

Me sa duket qytetarët e Kosovës duan ta festojnë 17-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës në Shqipëri.

E hëna e 17 shkurtit është ditë pushimi në Kosovë. Fluksi i mjeteve është edhe i kthimit të qytetarëve të Shqipërisë që këtë fundjavë e kaluan në Prizren dhe pikat turistike dimërore të Kosovës.

Fluks ka edhe në hyrje për në Kosovë ku janë vërejtur mjete me targa të vendeve të BE-së pasi emigrantët kosovarë ndonëse në numër të vogël kanë ardhur në vendlindje për të festuar 17 shkurtin.

Policitë kufitare të Shqipërisë dhe Kosovës po zbatojnë marrëveshjen e lëvizjes pa kontrolle për mjetet me targa të Kosovës dhe Shqipërisë, ndërsa për ato me targa të huaja kontrolli është me procedurë të përshpejtuar. Edhe në orët e para të kësaj të diele ka pasur fluks në të dy anët e kufirit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit