Gratë beqare preferojnë të kalojnë kohë me qentë dhe jo me burrat

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 16.02.2025, 19:35

Njerëzit po preferojnë të kalojnë më shumë kohë me katërputroshin sesa të shkojnë në takime dashurie. Lidhja mes qenve dhe pronarëve të tyre ka qenë gjithmonë e fortë, por një hulumtim i ri sugjeron se ajo mund të ketë shumë më tepër peshë se takimet romantike.

Sipas një studimi të kryer nga Kennel Club, gati gjysma e pronarëve të qenve, rreth 45 për qind, thonë se do të preferonin të kalonin kohë me qenin e tyre sesa të shkonin në një takim.

Po ashtu, një studim nga Burns Pet Nutrition thekson se 60 për qind e grave beqare do të zgjidhnin qenin e tyre përpara një takimi, dhe po ashtu 41 për qind e burrave.

Një fakt i papritur është se shumë njerëz e vlerësojnë mendimin e qenit për partnerin e mundshëm. Pothuajse gjysma e pjesëmarrësve në studim thanë se nuk do të qëndronin me dikë që nuk i pëlqen qentë, duke treguar se qeni shihet si një "gjykatës" i besueshëm i karakterit të partnerit. Për disa, një lidhje romantike nuk është e plotë pa miratimin e qentit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit