Mediat greke njoftonin sot se një 50 vjeçar me origjinë nga Shqipëria ka humbur jetën duke punuar në rrjetin elektrik të bashkisë Limni Plastiras, në Greqinë qendrore.
Rrjetet greke nuk jepnin identitetin e të ndjerit por shtonin se ishte duke punuar pranë zonës “Tsardaki” kur u godit nga rryma e tensionit të lartë që i shkaktoi menjëherë vdekjen.
Autoritet vendase thanë se po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes tragjike.