Diferencat ekonomike në familjet shqiptare, stili i jetesës dhe rrjetet sociale çojnë në bullizëm, që është një fenomen serioz jo vetëm sa i takon edukimit të brezit të ri por edhe jetës dhe shëndetit të tyre.
Një vajzë që ka përjetuar bullizmin në adoleshencë tregon se gjithçka ka filluar me shpërndarjen e fotove dhe komenteve fyese në rrjetet e saj sociale.
“Starton duke më marrë foto në rrjetet e mia sociale dhe duke i shpërndarë shokët e shoqet që unë kisha besim të fortë. Komente nga më të rëndat dhe fyeset, denigruese. Unë i kam parë vetë se mi kanë dërguar dhe ishin shpërndarë masivisht.”
Ajo tregon se kaloi një periudhë të vështirë, ku mendonte të lëndonte veten, por pas mbështetjes dhe ndihmës filloi të ndihej më e fortë.
“Më pas unë kalova në një gjendje shumë të rëndë, hyra në një botë shumë të errët, ku isha vetëm unë duke gjykuar veten që pse. Isha në gjendjen më të rëndë, mendoja aktin më të rëndë, të vetëdëmtimit. Në fillim nuk doja të kërkoja ndihmë, por më pas u shpreha me psikologen time. Isha shumë rebele e kokëfortë për të shprehur atë që ndjeja, por me kalimin e kohës fillova të shprehesha. Bullizmi nuk shërohet lehtë duhet një rehabilitim emocionalisht, zgjati deri në 3-4 vite. Sot e ndjej veten shumë të fortë dhe me besim të gurtë që s’mund ta thyejë askush. Ti themi jo bullzimit, të shprehemi ta bëjmë shpirtin tonë të ndihet më mirë dhe të mos lejojmë askënd që të na ulë dhe nënvlerësojë. Ne jemi të fortë!”
Për të luftuar bullizmin, specialistët tërheqin vëmendjen në dy hallka mjaft të rëndësishme në jetën e adoleshentëve, familja dhe shkolla.