Ambulanca me shpejtësi përplas automjetin e parkuar në zonën rezidenciale në Burrel

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 16.02.2025, 15:57

Në një raportim të pak minutave më parë, qytetarët në Burrel tregojnë sesi ambulanca ka përplasur me forcë një automjet të parkuar në rrugët urbane të qytetit.

Megjithse është ditë pushimi dhe rrugët janë të zbrazëta, shoferët e mjetit të urgjencës shëndetësore nuk arrijnë të ruajnë kontrollin duke u përplasur dhe dëmtuar si automjetin e tyre dhe atë të qytetarit.

Qytetarët kanë raportuar shpesh për paaftësi të drejtuesve të ambulancave si dhe për rastet e abuzimit me sirenat shurdhuese në zona rezidenciale, edhe kur nuk ka emergjenca të vërteta.

Në imazhet e përplasjes shihet dëmi i rëndë i shkaktuar në mjetin spitalor, që me paaftësinë e drejtimit dhe veprimeve, nuk ka shkurtuar kohën e reagimit të mundshëm në ndihmë të qytetarëve, por ka bërë të kundërtën.

Megjithse është ditë pushimi dhe rrugët janë të zbrazëta, shoferët e mjetit të urgjencës nuk arrijnë të ruajnë kontrollin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit