Aktorja koreano-jugore e rrjetit Netflix vdes papritur në moshën 24 vejçare

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 16.02.2025, 15:07

Një aktore e njohur koreano-jugore është gjetur e vdekur sot në shtëpinë e saj në Seul.

24 vjeçarja Kim Sae-ron u gjet pa jetë në shtëpinë e saj nga një mikeshë me të cilën kishte planifikuar të takohej, njofton agjencia vendase Yonhap News.

Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së papritur të aktores, e cila luante në filma prej moshës 9 vjeçare.

E ndjera kishte ndaluar paraqitjet në filma para dy vitesh pas një aksidenti që kreu me makinën e saj, dhe nuk u paraqit në publik për një vit prej turpërimit në media.

Ndërsa me rinisjen e karrierës vitin që shkoi ajo u detyrua të hiqte dorë nga probleme të papritura shëndetsore, shkruan rrjeti kinez South China Morning Post.

Trupi i Kim u gjet pasditen e sotme, në orën lokale 16:50

“Nuk kemi gjetur shenja dhune dhe po hetohen rrethanat e vdekjes”, njoftonte policia vendase.

Më së fundmi Kim ka luajtur në serialin e Netflix “Bloodhounds” në 2023, ndërsa ka fituar disa çmime në ceremonitë koreane sipas profilit të saj në rrjetin IMDB.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit