Dy javë pas arratisjes së Daut Lazës nga burgu i Shënkollit, policia nuk ka arritur ende të gjejë gjurmët e tij.
Sipas mediave, Laze, i cili ishte akomoduar në sektorin e të sëmurëve, u largua nga burgu më 4 shkurt, duke përdorur 40 minuta për të kaluar mbi murin rrethues.
Ekspertiza e policisë tregon se Laze përdori një palë tuta sportive për të kaluar murin, ndërsa dhoma ku qëndronte ishte e pambyllur me çelës, por vetëm me një shul. Kjo mungesë sigurie ishte rezultat i një urdhri verbal, pasi dhomat e të sëmurëve ishin lënë pa çelës për të parandaluar veprimet e rrezikshme të të paraburgosurve me probleme mendore.
Në momentin e arratisjes, Laze kishte inskenuar trupin e tij me rroba dhe batinije, duke krijuar ngatërrim për punonjësit e burgut.
Pavarësisht disa kontrollove në banesa dhe ambiente fetarë, ende nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen e tij. Policia vijon kërkimet për kapjen e Daut Lazës.