Të paktën 18 njerëz shtypen për vdekje në stacionin hekurudhor të Delhi

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 16.02.2025, 14:42

Vërshimi tragjik i njerëzve ndodhi teksa udhëtarët tentonin të merrnin trenin drejt një prej grumbullimeve fetare më të mëdha në botë.

Zyrtarët vendas njoftojnë se 18 njerëz kanë humbur jetën teksa turmat vërshonin për të marrë trenin drejt festivalit fetar Kumbh Mela në qytetin verior Prajagrai.

Miliona besimtarë Hindu ndjekin festivalin që kryet një herë në 12 vjet, dhe është shoqëruar edhe herë të tjera me katastrofa të shkaktuara nga turmat e njerëzve, por 3-4 vitet e fundit numri i vdekje çuditërisht është shumëfishuar.

Muajin që shkoi të paktën 30 njerëz humbën jetën të shtypur për vdekje gjatë ritualeve fetare në lumin Ganges.

Tragjedia e sotme në stacionin qendror të Delhi përfshinte dhe vdekjen e 10 grave dhe 3 të miturve, njoftonin mediat lokale.

Dr Ritu Saxena, përfaqësuesi i spitalit Lok Nayak hospital në Delhi, tha për rrjetin Agence France-Presse: “Konfirmoj se kemi 15 vdekje në spital. Ata nuk kanë plagë të hapura prandaj duket se kanë vdekur nga asfiksia ose shtypja, por ende nuk janë kryer autopsitë. Kemi gjithashtu 11 të plagosur, shumica e të cilëve kanë vetëm ndrydhje ose thyerje dhe janë në gjendje të qëndrueshme”.

Një punonjës i stacionit hekurudhor tha për rrjetin vendas Times of India: “Punoj këtu prej viti 1981, por nuk kisha parë kurrë turma të tilla. Njerëzit përplaseshin e rrëzoheshin në shkallët dhe në ngjitëset elektrike”.

Ministri i mbrojtjes Rajnath Singh, tha se ishte “në dhimbje prej humbjeve të jetëve nga shtypja e turmave”.

36 njerëz u shtypën për vdekje në këtë festival në 2013, herën e fundit që eventi u mbajt në Praiagraj, shkruan The Guardian.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit