Një qytetar, banor i Shijakut prej disa kohësh ka probleme me policinë bashkiake pasi nuk e lejojnë të shesë peshk me makinën e tij.
Qytetari thotë se pa zënë asnjë hapësirë publike, ndalon makinën në rrugicat e qytetit dhe shet peshk.
Por policia bashkiake e ndjek këmba këmbës duke e gjobitur dhe larguar.
Së fundmi ai ka patur një debat me një efektiv të policisë bashkiake i cili nuk e ka lejuar të qëndrojë anës rrugës me makinën e tij.
Por gjatë debatit me policin, qytetari i ka “përplasur në fytyrë” realitetin e Shijakut, dhe shumë qyteteve të tjera, ku grumbujt gjigantë të mbeturinave janë ato që zënë hapësirat publike në fakt.
Qytetari i kërkon llogari policit për mbeturinat e pambledhura, ndërsa ky i fundit e paralajmëron për gjobë dhe i largon celularin për të mos bërë video.
Mesazhi i qytetarit:
Punonjsi I policis bashkiake shijak perdor forcen fizike për te me marr telefonin me force. Vetem se kisha ndaluar mjetin në nje hapsir ku nul perbeja asnje lloj problemi dhe po prisja dikë.