Pamje të vrazhda erdhën sot në redaksi të zonës pranë qendrës shëndetësore të Saukut në jug të kryeqytetit, rruga drejt të cilës shihet thuajse e bllokuar nga plehrat apo koshët e rrezuar të mbeturinave.
Vendasit denoncojnë gjithashtu rrugën e pashtruar ku duhet të kalojnë për në qendrën shëndetësore me fëmijët ose të moshuarit e tyre, si dhe mbeturinat e pambledhura nga zyrtarët bashkiakë.
Megjithëse disa vite më parë u reklamua rikonstruksioni i ndërtesës nga autoritetet, duket qartë se aksesi mbetet një sfidë për qytetarët, pa përmendur rrezikun e shkaktuar nga papastërtitë dhe mbeturinat e neglizhura në afërsi të ambulancës.
Komuniteti bën thirrje që zyrtarët e paguar nga populli të vihen në lëvizje për të kryer detyrën e tyre, duke siguruar kushtet minimale të përdorimit të shërbimeve dhe jo duke vështirësuar jetën e tyre.
Denoncimi i qytetarit:
Ja cfare behet tek ambulanca ne Sauk mbeturina kudo koshat jan ne rrug mezi kalohet me makine, ky esht nje shqetesim i madh pervec rruges qe esht cop cop dhe askush nuk vendos dor, por te pakten te pastrohen keto sepse vetem semundje janë. Ju lutem postojeni kete vidio ndoshta do behen te gjalle njesit perkatese.