Presidenti i Kolumbisë pozon me hartën e Izraelit të zëvendësuar nga shteti i Palestinës

Shkruar nga: B Shehu | Publikuar më: 16.02.2025, 11:49

Presidenti kolumbian Gustavo Petro, i cili ka ndërprerë lidhjet me Izraelin pas akuzave për gjenocid ndaj palestinezëve ka postuar në rrjet një foto të vetes me hartën e Izraelit të zëvendësuar nga shteti i Palestinës.

Në imazhet gjatë vizitës në Katar ai shprehu solidaritet me popullin e Palestinës dhe bëri thirrje për lirimin e pengut kolumbiano-izraelit Elkana Bohbot që raportohet se mbahet nga Hamas.

Në videon e bërë gjatë vizitës së Petro në një spital në Doha, ai u takua me fëmijë palestinezë të shtruar atje, të cilëve i referohej si ‘të mbijetuar të gjenocidit’.

Gjatë vizitës një fëmijë i jep Petro një foto ku tregohen kufijtë e Palestinës para vitit 1948, kufijtë aktualë të Izraelit dhe një çelës i madh që simbolizon ndalimin e palestinezëve nga shtëpitë e të parëve të tyre, shkruan rrjeti TimesofIsrael.

Qeveria e Petro ka ndërprerë lidhjet me Izraelin në Maj prej fushatës brutale ushtarake në Gaza ku janë vrarë të paktën 48 000 palestinezë dhe zona të tëra urbane janë rrafshuar me bombardime dhe eksplozivë nga ushtria e Tel Avivit pas dëbimit të banoreve.

Në video presidenti përshkruante vizitën e tij në spitalin e Doha, ku fëmijët palestinezë “po riparonin trupin e kockat e tyre”.

“I pashë në sy dhe shikova shpresë, shpresën e botës pas një gjenocidi”, tha ai.

Pa përmendur emrin e Donald Trump, Petro kritikoi idenë absurde të presidentit amerikan largimit të banorëve nga Gaza.

“Njerëzimi nuk mund të përjashtojë një popull pas një gjenocidi, Gaza është Palestinë”, tha ai.

Kolumbia ndoqi shembullin e Bolivisë në maj duke ndaluar lidhjet me Izraelin, duke quajtur fushatën e tij ushtarake në Gaza “një holokaust”, çka solli kritika për ‘antisemitizëm’ nga Izraeli.

Bogotá ka mbështetur gjithashtu padinë në Gjykatën Ndërkombëtare ku Izraeli akuzohet për gjenocid në Gaza.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit