Një 38-vjeçar në Milot është arrestuar pasi ka vjedhur bagëti të imëta dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi Simon Gjoka është autori i disa vjedhjeve të bagëtive të trasha në fshatin Gajush, vjedhje të ndodhura në javën e parë të muajit shkurt 2025, si dhe dyshohet se ka kryer edhe disa vjedhje të tjera në fshatra të tjera ku vijon puna për dokumentimin ligjor të tyre.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia sekuestroi dy automjete që shërbenin për transportimin e bagëtive të trasha që ky shtetas vidhte në fshatrat e Lezhës.
Po ne vijim të veprimeve policia gjatë këqyrjes së celularit të këtij shtetasi zbuloi se 38 vjeçari kishte kryer marrëdhënie seksuale e një të mitur 13 vjeçare (vajzën e një shtetaseje që strehohej në banesën e saj në Lezhë, lidhje miqësore e tij).
Vijon puna për grumbullimin e provave dhe dokumentimin e plotë ligjor të veprave të tjera penale, si dhe për identifikimin e bashkëpunëtorëve të mundshëm, të cilët mund të kenë ndihmuar në realizimin e vjedhjeve.