Vuan nga sëmundja e rrallë, 22-vjeçarja ka nevojë urgjente për ndihmën e shqiptarëve

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 15.02.2025, 23:55

Një apel prekës ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania. Rozalinda, një vajzë 22-vjeçare, po përballet me një sëmundje të rrallë dhe të rëndë, Neurofibromatosis (NF2-SWN).

Pas një vizite rutinë, ajo zbuloi se kishte plot 18 tumore, dy prej të cilëve ndodheshin në kokë. Gjatë një operacioni në Madrid, u godit një prej tyre, duke i shkaktuar paralizë totale. Sot, Rozalinda mund të lëvizë vetëm sytë dhe buzët pak.

Ajo ndodhet në një spital në Athinë, ku ka shpresë për përmirësim, por për të vijuar me fizioterapinë, rrezatimin dhe trajtimet mjekësore, nevojiten të paktën 70,000 euro.

Çdo kontribut, sado i vogël, mund t’i japë shpresë dhe jetë kësaj vajze të fortë.

KLIKO KËTU PËR TË DHURUAR

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit