Pasi bojkotuan organizimet e qeverisë, nga OVL-UÇK tregojnë si do ta shenojnë 17 shkurtin

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 15.02.2025, 19:44

Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të shtunën ka mbajtur një takim me të gjithë kryetarët e degëve të kësaj organizate.

Aty u diskutua dhe u vendos se më datën 17 shkurt për nderë të shtatëmbëdhjetë vjetorit të pavarësisë së Kosovës do të vendosen lule tek të gjitha memorialët e dëshmorëve.

Të hënën këto aktivitete do të fillojnë nga ora 09:30 në Prekaz, për të vazhduar në ora 10:00 në kompleksin e dëshmorëve në Morinë, si dhe në të njëjtën kohë homazhet bëhen në të gjitha komunat e tjera të vendit.

Nga OVL-UÇK, potencuan se ky vendim u përkrah unanimisht nga të gjithë kryetarët e degëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit