Për nder të 17-vjetorit të Pavarësisë, në Çikago është bërë ngritja e Flamurit të Republikës së Kosovës në sheshin Daley Plaza, përkrah flamujve të Shteteve të Bashkuara dhe të qytetit të Çikagos.
Drejtuesi i Konsullatës, Drilon Zogaj, i shoqëruar nga sekretari i parë, Fatmir Rrahmanaj gjatë ceremonisë kanë falënderuar drejtuesit e Komunitetit Shqiptar në Illinois – Albanian Community of Illinois, për shënimin e përvitshëm të Pavarësisë së Kosovës si dhe përkushtimin e tyre të përhershëm për Kosovën dhe bashkatdhetarët në Illinois.
Gjatë ditës, përfaqësuesit e Konsullatës kanë zhvilluar një takim me drejtuesit e Komunitetit Shqiptar në Illinois, Shoqatës “Dardania”, përfaqësuesit e pjesëtarëve të Policisë së Çikagos nga “Shoqata Shqiptaro-Amerikane e Zbatuesve të Ligjit në Illinois”, si dhe pjesëtarë të komunitetit të bashkatdhetarëve.