Një 34-vjeçar është arrestuar në Tiranë për kërcënim dhe dhunë psikologjike ndaj nënës së tij.
Bëhet fjalë për qytetarin me inicialet A.B., 34 vjeç, i cili u arrestua nga Komisariati Nr. 3 pasi kanosi dhe ushtroi presion psikologjik ndaj nënës së tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.